Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vizitë zyrtare në SHBA, zbardhen detajet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vizitë zyrtare në SHBA, zbardhen detajet

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me ftesë zyrtare të Kongresit Amerikan, për të marrë pjesë në punimet e sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që këtë vit mbahet në qytetin Dayton. Ky sesion vjetor është një ngjarje me rëndësi të veçantë, pasi përkon me 30-vjetorin e Marrëveshjes së Paqes së Daytonit, e cila i dha fund luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë. Si rrjedhojë, e gjithë veprimtaria e sivjetshme është e fokusuar në forcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Sipas njoftimit nga Presidenca, në këtë forum të nivelit të lartë po marrin pjesë krerë shtetesh nga rajoni, si dhe përfaqësues të lartë të NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidentja...