Napoli ka siguruar titullin e katërt kampion në histori, duke ndezur një festë madhështore në qytet. Pas fitores 2-0 kundër Cagliarit, më shumë se 200 mijë tifozë zbarkuan në rrugët e Napolit për të festuar suksesin e skuadrës së tyre të zemrës.
Trajneri Antonio Conte, në përpjekje për të ruajtur qetësinë gjatë konferencës për shtyp, u “sabotua” në mënyrën më të bukur nga vetë lojtarët e tij. Amir Rrahmani dhe shokët e skuadrës shpërthyen në gëzim, duke ndërprerë konferencën me këngë dhe shampanjë, ndërsa përqafimet dhe lotët e gëzimit nuk munguan.
Atmosfera e jashtëzakonshme rikthen në kujtesë festimet e vitit 2023, kur Napoli u shpall kampion për herë të fundit. Këtë vit, rikthimi i lavdisë nën drejtimin e Contes ka ripërtërirë entuziazmin e tifozëve napoletanë dhe ka rikthyer skuadrën në majën e futbollit italian.
Antonio Conte’s press conference included some surprise visitors. 🇮🇹 ⚽️ 🏆 pic.twitter.com/I1EQESAyIf
— Raffaele (@ItalianoCalcio) May 23, 2025
