Tjetër dëmtim i rëndë për Real Madrid, sulmuesi humbet edhe Botërorin e klubeve

Problemet për trajnerin Carlo Ancelotti nuk mbarojnë kurrë. Dëshira për t’i dhënë fund përvojës me Real Madrid në një notë të lartë është përplasur javët e fundit me dëmtimet e shumta që kanë goditur skuadrën.
Dëmtimi më i fundit është njoftuar është ai i Endrick, siç dhe është bërë publik nga klubi spanjoll. Ky është lojtari i dhjetë i padisponueshëm për trajnerin italian pas dëmtimeve të Lunin, Carvajal, Militao, Alaba, Mendy, Camavinga, Rodrygo, Vinicius Jr dhe Lucas Vazquez.
“Pas testeve të bëra dje te lojtari ynë Endrick nga stafi mjekësor i Real Madrid, ai u diagnostikua me një dëmtim në bicepsin e kofshës së djathtë. Jemi në pritje të evoluimit të situatës”, thuhet në deklaratë.
Kështu, sulmuesi brazilian e mbyll para kohe sezonin e tij. Madje prania e tij në Botërorin e klubeve është e pamundur. 19-vjeçari Endrick mbërriti verën e kaluar nga Palmeiras për rreth 50 milionë euro.
Ai nuk ka gjetur shumë hapësira ​​në një vit problematik për “los blancos”. Endrick ka bërë 37 paraqitje në të gjitha garat (vetëm tetë si titullar, për 847′ në fushë në total), me shtatë gola dhe një asist.