Vazhdon ngërçi politik në Kosovë, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet as në përpjekjen e nëntëmbëdhjetë. Tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar Komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit nuk mori përsëri mbështetjen e partive të tjera politike. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 23 maj në orën 11:00Në seancë ishin të pranishëm 109 deputetë.“54 deputetë kanë votuar për, kundër një,  asnjë abstenim, atëherë shihemi me 23 maj në ora 11:00”, tha kryesuesi i seancës, Avni Dehari.Konstituimi i Kuvendit ka ngecur pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.Partitë që deri më tash ishin në opozitë po kërkojnë tjetër kandidat, pasi sipas tyre, Albulena Haxhiu është emër i papranueshëm./KosovaPress/ Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet as në përpjekjen e nëntëmbëdhjetë. Tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar Komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit nuk mori përsëri mbështetjen e partive të tjera politike. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 23 maj në orën 11:00Në seancë ishin të pranishëm 109 deputetë.“54 deputetë kanë votuar për, kundër një,  asnjë abstenim, atëherë shihemi me 23 maj në ora 11:00”, tha kryesuesi i seancës, Avni Dehari.Konstituimi i Kuvendit ka ngecur pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.Partitë që deri më tash ishin në opozitë po kërkojnë tjetër kandidat, pasi sipas tyre, Albulena Haxhiu është emër i papranueshëm./KosovaPress/