Del Piero mbaron kursin dhe merr liçensën e shumëpritur: Nga sot më thërrisni “trajner”

“Nga sot mund të më quani edhe Mister (trajner)”, shkruan Alessandro Del Piero në Instagram, duke shfaqur me krenari tezën e tij, me titull “Një për të gjithë (të gjithë për një)”.
Me këtë tezë ka marrë licencën e trajnerit në kursin Coverciano, duke marrë licencën Uefa Pro me të cilën do të mund të jetë trajner në kompeticionet kryesore ndërkombëtare, përfshirë Serinë A dhe Champions League.
“Faleminderit Federatës dhe të gjithë mësuesve që më shoqëruan në këtë kurs. U jam mirënjohës të gjithë njerëzve që bashkëpunuan dhe ndanë këtë rrugë të rëndësishme stërvitore me mua”, shkruan legjenda italiane në postimin e tij.
Në fund, ai shtonm: “Një falënderim të veçantë për fëmijët dhe bashkëshorten time për mbështetjen që më kanë dhënë në këto vite studimi dhe për surprizën e mrekullueshme që më bënë sot në Firence, duke u paraqitur në diskutimin e tezës sime”.
“Kjo tezë përmban një pjesë të rëndësishme të eksperiencave të mia profesionale dhe njerëzore, si dhe vizionin tim për futbollin dhe rolin e trajnerit. Faleminderit!“, shkruan Alessandro Del Piero, ikona e Juventus.