19 Maj 2025
19:44
Telesport
Fundjavën që vjen, Kevin De Bruyne do të luajë ndeshjen e fundit me Manchester City dhe do të largohet pas plot 10 sezonesh. Mesfushori belg ende nuk ka vendosur për destinacionin e tij të ri, por e ka pranuar edhe publikisht se në rast se do t’i vijë një ofertë interesante nga klubet e tjera në Premier League, do ta pranonte.
Për t’i hedhur “benzinë” Akoma edhe më shumë situatës, ka menduar Mohamed Salah, i cili në një intervistë të fundit e përgëzoi De Bruyne për karrierën që ka pasur te City dhe i bëri ftesë të hapur t’i bashkohet atij te Liverpool.
“De Bruyne ka pasur një karrierë të madhe dhe Meriton vetëm përgëzime. Ai ka qenë i jashtëzakonshëm te Manchester City, duke i ndihmuar të fitojnë trofe për disa sezone rresht.Dua t’i uroj më të mirat e mundshme për të ardhmen, por dua t’i them se kemi një vend për atë në ekip”, tha Salah.
