Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 26-vjetorin e rënies së dy heronjve të Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e rënies së dy heronjve të Kosovës, Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli, duke vlerësuar lart kontributin dhe sakrificën e tyre në rrugën drejt çlirimit të vendit.Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj i ka cilësuar të dy dëshmorët si intelektualë të vendosur dhe aktivistë të palodhur të çështjes kombëtare, të cilët nuk kursyen as jetën për lirinë e Kosovës.“Ishin intelektualë të vendosur dhe aktivistë të palodhur të çështjes kombëtare. Me bindje të thellë për lirinë dhe me guxim të jashtëzakonshëm, Abdullah Tahiri e Enver Topalli nuk u ndalën për asnjë çast në rrugën drejt çlirimit. Dhanë gjithçka, edhe jetën, që Kosova të jetë e lirë. Sakrifica e tyre do të mbetet shembull frymëzimi brez pas brezi,” ka shkruar Haradinaj.Ai ka përfunduar mesazhin e tij me një homazh të përzemërt:“Lavdi e përjetshme Abdullah Tahirit dhe Enver Topallit! Lavdi të gjithë të rënëve për liri!”Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e rënies së dy heronjve të Kosovës, Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli, duke vlerësuar lart kontributin dhe sakrificën e tyre në rrugën drejt çlirimit të vendit.Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj i ka cilësuar të dy dëshmorët si intelektualë të vendosur dhe aktivistë të palodhur të çështjes kombëtare, të cilët nuk kursyen as jetën për lirinë e Kosovës.“Ishin intelektualë të vendosur dhe aktivistë të palodhur të çështjes kombëtare. Me bindje të thellë për lirinë dhe me guxim të jashtëzakonshëm, Abdullah Tahiri e Enver Topalli nuk u ndalën për asnjë çast në rrugën drejt çlirimit. Dhanë gjithçka, edhe jetën, që Kosova të jetë e lirë. Sakrifica e tyre do të mbetet shembull frymëzimi brez pas brezi,” ka shkruar Haradinaj.Ai ka përfunduar mesazhin e tij me një homazh të përzemërt:“Lavdi e përjetshme Abdullah Tahirit dhe Enver Topallit! Lavdi të gjithë të rënëve për liri!”