19 Maj 2025
17:31
Telesport
Liverpool nuk ndalet në merkato. Tani e ka radhën Arne Slot që të bëjë skuadrën e tij të ëndrrave.
Tekniku i “The Reds” ka nisur lëvizjet për përforcimin e repartit të mbrojtjes. Lojtari që ai ndjek luan te Bournemouth.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë Milos Kerkez. Dy klubet angleze kanë nisur negociatat dhe pritet një marrëveshje e shpejtë.
21-vjeçari është gati për transferimin në Anfield. Këtë sezon ai numëron 39 ndeshje, ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 5 asiste.
