18 Maj 2025
20:25
Telesport
Po luhen ndeshjet e javës së parafundit në La Liga dhe të gjitha luhen në të njëjtin orar. Në “Ramón Sánchez Pizjuán”, Sevilla po përballet me Real Madridin, në një sfidë ku nuk kanë munguar tensionet.
Në minutën e 12-të, vendasit mbetën me 10 lojtarë, pasi Loic Bade u ndëshkua direkt me karton të kuq për ndërhyrje të gabuar ndaj Kylian Mbappe dhe ishte lojtari i fundit. SHIHVIDEO
Në fillim të pjesës së dytë, trajneri vendas bën një zëvendësim në sulm, del Dodi Lukebakio dhe futet Isaac Romero, i cili pa kaluar as 2 minuta në fushë del direkt me karton të kuq. SHIHVIDEON
Sulmuesi bëri një ndërhyrje shumë të ashpër dhe të rrezikshme ndaj Aurelien Tchouameni, ndërhyn VAR, arbitri sheh pamjet në ekran dhe nxjerr sulmuesin e sapo futur në fushë direkt me karton të kuq. Sevilla mbetet me 9 lojtarë, ndërsa rezultati aktual është 0-0.
