Nottingham merr fitoren e rëndësishme ndaj West Ham dhe mban gjallë shpresat për një vend për në Champions

18 Maj 2025

17:15

Telesport

Nottingham ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj West Ham 1-2 në transfertë, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend për në Champions League. Miqtë shënuan që në minutën e 10-të me Morgan Gibbs-ëhite, i cili përfitoi nga një gafë e portierit vendas Areola.
Milenkovic dyfishoi shifrat për ekipin e drejtuar nga Nuno Espirito Santo, në minutën e 58-të pas devijimit me kokë gjatë ekzekutimit të një goditjeje dënimi. Jarrod Bowen shënoi golin e vetëm për vendasit pak minuta para fundit, një gol shumë i bukur por që vlen thjesht për statistikë.
Pas kësaj fitoreje, Nottingham Forest mban vendin e 7-të me 65 pikë, por ndeshjen e fundit e kanë ndaj një rivali direkt si Chelsea. Në rast fitoreje ndaj “Bluve” dhe Aston Villa të mos fitojë në transfertë ndaj Man. United, Nottingham mund të kualifikohet për në Champions.
SHIKOGOLIN1
SHIKOGOLIN2
SHIKOGOLIN3