Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
As Mbappé, as Botman; futbollisti më i shpejtë në botë luan në Portugali dhe vrapon me 40 km/h
17 Maj 2025 12:14 Alfred Lleshi Performanca atletike në futboll po i sfidon gjithnjë e më shumë ligjet e fizikës. Emri më i fundit që ka mahnitur botën është ai i Gabriel Silva, sulmuesi brazilian 23-vjeçar i klubit portugez Santa Clara, i cili ka regjistruar rekord të ri botëror në shpejtësi gjatë një ndeshjeje zyrtare: 40.3 km/h. Shifra u regjistrua në minutën e 95-të të ndeshjes kundër Famalicão, në kampionatin portugez “Primeira Liga”, në stadiumin “São Miguel”. Klubi e bëri publik këtë fakt, ndërsa GPS e “StatSports” e konfirmuan zyrtarisht rekordin. Gabriel Silva lë pas emra të njohur si Sven Botman i Newcastle, që mbante më parë rekordin me 39.21 km/h, dhe yllin francez Kylian Mbappé, i cili në Botërorin 2018 arriti shpejtësinë prej 37...