16 Maj 2025
21:26
Telesport
Wojciech Szczęsny nuk ndryshon! Ai e ka pranuar se konsumimi i duhanit është e vetmja gjë që nuk e fsheh dot dhe se sigurisht nuk është një ves i mirë. Por, tashmë është festë në rrugët e Barcelonës dhe sigurisht fitimi i titullit në La Liga që vjen pas Superkupës dhe Kupës së Spanjës, bën që të relaksohet totalisht dhe pas puros së konsumuar pas fitimit të titullit në fushën e Espanyol, sot në xhiron e zakonshme triumfuese me autobus, ai ka ndezur cigaret e zakonshme dhe kushedi se çfarë tjetër, teksa në video shfaqet me kapele të veçantë, syze dielli dhe i ofron Marc Bernal një “pompë”, por djaloshi refuzon…
VIDEO
