16 Maj 2025
11:48
Telesport
Një nga protagonistët e triumfit të Barcelonës këtë sezon është edhe mesfushori spanjoll Pedri.
Talenti 22-vjecar realizoi 4 gola në 35 ndeshje të luajtura në La Liga, duke qenë vendimtar. Ai shprehu gjithashtu lumturinë e tij për fitoren në kampionat.
“Një nga titujt më të vështirë të sezonit. Jam shumë i lumtur me atë që kemi bërë në këto muaj dhe me mënyrën se si luajti skuadra”, u shpreh Pedri.
Ai vlerësoi shumë shokun e tij të skuadrës Lamine Yamal, jo vetëm për golin që realizoi dje në ndeshjen e fundit ndaj Espanyl, por edhe për atë që sulmuesi i ri ka bërë përgjatë gjithë sezonit.
“Goli i Lamine Yamal? Ai stërvitet shumë. Jemi me fat që e kemi, ndaj duhet të kujdesemi për të, ta mbrojmë dhe ta lëmë të lirë të shijojë gjithçka që po bën“, tha Pedri.
