Filippo Inzaghi ngjiti skuadrën e Pisa në Serie A, ku sezonin e ardhshëm do të përballet me të vëllanë, Simone Inzaghi, trajnerin e Inter. Ky i fundit shpreson ende për titullin në Serie A, por vëmendja më e madhe duket se është përqendruar te finalja e Champions League ndaj PSG.
Për këtë sfidë dhe të vëllanë foli Pippo Inzaghi, që tha: “Simone është një profesionist serioz dhe i përgatitur mirë, shumë mirë. Do të doja të përqendrohesha në mënyrën se si ai e interpreton formacionin 3-5-2, një nga formacionet më të përdorura gjerësisht, por që Interi e përdor me një efektivitet të ndryshëm”.
“Është një spektakël i pastër: Zikaltërit sulmojnë me kënaqësi. Rezultatet flasin vetë, ajo në fund të majit do të jetë finalja e tij e dytë për Inter në Champions League në tre vjet“, tha më tej Filippo Inzaghi për të vëllanë, trajnerin e Inter, duke oranuar se do të jetë në Mynih për finale e madhe europiane.
“PSG mund të duket i papërshtatshëm për t’u luajtur, ashtu si edhe Barcelona, por ishte Inter ai që u kualifikua. Edhe nëse Gigio Donnarumma po bën gjëra që nuk kanë kuptim. E pashë të priste të paktën gjashtë, shtatë gjuajtje që vetëm një numër një si ai mund t’i kishte arritur“, tha Pippo Inzaghi.
Pippo Inzaghi beson tek i vëllai në finalen e Champions: Inter argëtohet me të, mund ta mposhtë PSG
