Haaland: Uroj që të fitojmë finalen e FA Cup për t’i dhënë De Bruyne trofeun e fundit me City

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland ka dhënë një intervistës “për BBC Sport”. Ai foli për sezonin aktual, kushtëzuar nga mjaft dëmtime për të dhe skuadrën e Manchester City, që sipas tij kanë ndikuar në rezultate.
“Ishte e tmerrshme të lëndohesha. Nuk është mirë ta shikosh ekipin duke luajtur, por duhet të japësh gjithçka nga vetja dhe të përpiqesh të rikuperohesh sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Haaland.
Më tej, norvbegjezi shtoi: “Nuk mund të përqendrohesh shumë te e kaluara sepse nuk mund të bësh shumë për të. E vetmja gjë për të cilën mund të përqendrohesh është të shikosh përpara. Jam shumë i lumtur që jam kthyer. Kam shumë energji”.
Finalja e FA Cup kundër Crystal Palace do të jetë paraqitja e fundit e mesfushorit Kevin de Bruyne me fanellën e “citizens”. Ndaj, Haaland shpreson te suksesi për të nderuar mesfushorin belg, që do të largohet në fund të sezonit.
“Do të na pëlqente që Kevin ta përfundonte sezonin me një trofe. Ai kaloi një kohë të mrekullueshme te Manchester City. Është e pabesueshme sa shumë trofe ka fituar. Shpresoj të fitojë edhe një tjetër”, tha Haaland.
“Për mua, ai është numri një. Të merrja topin prej tij ishte një ëndërr. Ishte vërtet e veçantë të luaja me të. Ishte një gëzim i madh dhe do të bëj gjithçka që mundem që ai ta ndiejë përsëri atë gëzim në ndeshjet e tij të fundit”, deklaroi Haaland.