“Të fitojmë Europa League për tifozët tanë, kjo do t’i jepte një kuptim këtij sezoni”

Diogo Dalot foli për “Sky Sports” një javë para finales së Europa League midis Manchester United dhe Tottenham. Mbrojtësi portugez po bën gjithçka që mundet për t’u rikuperuar nga një dëmtim.
“Mund ta imagjinoni sa shumë dua të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur, kështu që po bëj çmos që të rikuperohem me kalimin e kohës, por do ta shohim“, u shpreh Dalot.
Duke folur për këtë finale anfleze, ai shtoi: “Kur arrin në një finale si kjo, nuk mendoj se ajo që kemi bërë deri më tani do të ketë një ndikim të madh në rezultatin përfundimtar”.
“Janë dy ekipe angleze, dy klube të mëdha dhe do të jetë një ndeshje e shkëlqyer. Qëllimi është të jemi në formën tonë më të mirë fizikisht dhe mendërisht për të qenë në gjendje të fitojmë”, shtoi portugezi.
“Fitimi i Europa League do t’i bënte gjërat më pak të këqija nga ç’janë aktualisht. Të gjithë e dinë se këto nuk janë standardet e klubit tonë. Ne nuk i kemi përmbushur ato që meriton ky klub”, deklaori diogo Dalot.
“Pra, më e pakta që mund të bëjmë për tifozët tanë, të cilët po vuajnë po aq sa ne, është të fitojmë një trofe. E di sa të rëndësishme janë netët evropiane për këtë klub dhe është një mundësi për të hyrë në Champions sezonin e ardhshëm, aty ku duhet të jetë ky klub”, tha Dalot.
“Në çdo garë dhe në çdo ndeshje kërkesat janë gjithmonë të larta, dhe kur luan për këtë klub duhet të fitosh gjithmonë. Ky sezon ka qenë një rrëmujë emocionesh dhe rezultatesh, por në Europa League gjetëm qëndrueshmërinë që na mungonte në garat vendase”, deklaori Diogo Dalot.