Barcelona është KAMPIONE SPANJE për sezonin 2024-25 dhe sonte ka ardhur vula në derbin ndaj Espanyolit. Eshtë titulli i 28-të në historinë blaugrana dhe vjen 2 vite nga ai i fundit, i fituar me Xavi Hernandez.
I merituar totalisht, me sulmin më të fortë dhe mbrojtjen më të fortë në La Liga për djemtë e Hansi Flick, i cili është “gjenerali” dhe meritoi më i madh për grupin që ka ndërtuar. Dhe, qershia mbi tortë ishte sepse titulli erdhi me golin djaloshit të tmerrshëm, Lamine Yamal. Por jo vetem gol, por edhe asist ne fund.
VIDEO E GOLIT
Perla e Yamal – Tjetër gol, i njëjti stil, ktheu nga e majta mate mirë, kalibroje aq sa duhet, me pikatore dhe më pas topi që “përqafon” rrjetën në trekendësh. E kanë provuar shumë, duke nisur nga Franca në Europian, por me radhë Real, Inter e shumë skuadra të tjera. Djaloshi magjik e ka bërë dhe sonte në La Liga, në derbin ndaj Espanyol, duke shënuar golin e parë të ndeshjes, teksa tani kontributi i tij është +40 gola asist.
Menaxhim – Më pas, Barcelona menaxhoi mirë ndeshjen dhe gjithashtu pati shansin ta dyfishonte teksa në fund Espanyol mbeti edhe me dhjetë për shkak të daljes me të kuq nga Cabrera minutën e 80-të. Espanyol që ende rrezikon rënien nga kategoria. Dhe pikerisht ne kohen shtese, vula e dyte erdhi nga Fermin Lopez.
I KUQI – VIDEO
GOLI I FERMIN – VIDEO
BARCELONA KAMPIONE SPANJE: titull i merituar për ekipin më të fortë. Sulmi dhe mbrojtja më e mirë (VIDEO)
