Kuvendi i Kosovës ende i bllokuar, Presidentja Osmani thërret partitë në bisedime

Dështon për të 16-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Në një deklaratë pas seancës,  Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u shpreh  se partia e tij ja po merr pjesë në këto diskutime  me bindjen se vendit  i duhen institucionet.
“Optimizmi apo pesimizmi nuk janë atribute të cilat na ofrojnë zgjidhje. Ne po shkojmë me gatishmëri, po shkojmë me vullnet dhe po shkojmë bindje që vendi i duhet institucionet. Ju e patë këto ditë se ne e humbën shansin për të qenë anëtar i Këshillit të Evropës për shkak të kësaj bllokade. Sepse sikur të kishim institucione ka mundur të jetë një realitet ndryshe”, tha ai.

Deputetët e LDK-së kanë cilësuar lajm të mirë faktin që partitë do të ulen  të gjitha bashkë me ftesë të presidentes për të dalë nga ky ngërç politik.
Diskutimet me presidenten Osmani pritet të nisin në orën 13:00./vizionplus.tv