Sulmuesi i thotë lamtumirë Lillë, gjysma e skuadrave “big” në Europë vihen në ndjekje

15 Maj 2025

9:51

Telesport

E ardhmja e Jonathan David është larg të qenit e sigurt. Ndërsa sulmuesi kanadez është i sigurt se do të largohet nga Lille në fund të sezonit si transferim i lirë, ende ka paqartësi se ku do të shkojë ai më pas.
Gjysma e skuadrave “big” në Europë janë vënë në gjurmët e tij, por duket se Serie A është në të ardhmen e tij. Mediat italiane shprehen se Napoli ka bindur sulmuesin 25-vjecar që të transferohet aty.
Negociatat midis sulmuesit dhe ekipit napolitan janë duke ecur mirë edhe pse janë ende larg vijës së finishit. Presidenti Aurelio De Laurentiis ka dhënë miratimin e tij edhe për pagën, që do të ishte rreth pesë milionë euro në sezon plus një bonus.
Por pët Davis janë interesuar edhe në Premier League, ku Manchester United, Liverpool dhe Arsenal kanë takuar gjithashtu menaxherin e lojtarit. Pa harruar ekipet spanjolle e ato gjermane, që gjithashtu janë interesuar për kanadezin.