iShowSpeed ngacmon Davies: A mund ta ndalësh Lamine Yamal?

14 Maj 2025

18:40

Telesport

Youtuber-i i famshëm, iShowSpeed, së fundmi ​​bisedoi me Alphonso Davies në një lidhje direkte, teksa po luanin FIFA.
Ai i bëri një pyetje ngacmuese mbrojtësit kanadez: “A e njeh Yamal?” Lojtari i Bayern ia ktheu: “Patjetër që po”.
“Mendon se mund ta ndalësh në duele?”, pyeti iShowSpeed.
“Po, mendoj se po. Kemi luajtur kundër njëri-tjetrit. Kam besim në vetvete”, tha kanadezi me vetëbesim të plotë.