Njëri nga trajnerët historikë të Realit dhe Kombëtares spanjolle flet për largimin e Ançelotit nga Reali. Druan se Alonso do të bëjë më mirë
Visente del Boske ka komentuar largimin e Karlo Ançelotit nga Real Madrid. Ish-trajneri i Spanjës e vlerësoi kolegun e tij italian dhe parashikoi se “do të jetë e vështirë për ata që vijnë pas tij” të përmirësojnë performancat e tij dhe mënyrën se si e menaxhoi ekipin.
Sipas legjendarit spanjoll teksa ka drejtuar me sukses edhe Realin, Karleto ishte “një shembull i njohurive të futbollit dhe, mbi të gjitha, i një dhome zhveshjeje të koordinuar mirë.
Më pas ish-trajneri i ekipit kombëtar spanjoll foli për anësorin e Barcelonës, Lamine Jamal, duke theksuar se, pavarësisht moshës së tij të re, “ai po demonstron sjellje të jashtëzakonshme si futbollist dhe gjithashtu si person”.
I pyetur nëse do të kishte qenë titullar në ekipin kombëtar që fitoi Kupën e Botës 2010 nën drejtimin e tij, Del Boske u përgjigj: “Ai luajti shumë mirë në ekipin që fitoi Kampionatin Europian. Ai do të ishte gjithashtu një lojtar i rëndësishëm, nuk kam dyshim për këtë, edhe në moshën 17 vjeç.”
Vazhdo leximin
