E do Xabi Alonso, Real sfidon Atletico Madrid për 55 milionëshin argjentinas

13 Maj 2025

15:09

Telesport

Real Madridi i është bashkuar rivalëve vendas Atletico Madridit në garën për të nënshkruar mbrojtësin e Tottenham, Cristian Romeron, në merkaton e verës.
Atletico Madridi është lidhur shumë me një transferim të 27-vjeçarit, i cili duket se do të largohet nga Tottenhami gjatë verës.
Tani, sipas The Sun, Real Madrid e ka identifikuar Romeron si një objektiv parësor, ndërsa kërkon të forcojë mbrojtjen.
Trajneri i ri, Xabi Alonso, thuhet se është një “tifoz i madh” i Romero-s dhe i ka kërkuar klubit ta nënshkruajë atë sapo ai të marrë zyrtarisht drejtimin e ekipit.
Reali pritet të ketë një verë të ngjeshur me Trent Alexander-Arnoldin që ka të ngjarë t’i bashkohet gjigantëve spanjollë si pjesë e këtij riorganizimi.