12 Maj 2025
21:16
Telesport
Po luhet në “Arenën Kombëtare” finalja e madhe për të përcaktuar fituesin e këtij sezoni në Abissnet Superiore, mes Vllaznisë dhe Egnatias. Finalja ka nisur direkt me gol, ku rrogozhinasit kanë kaluar në avantazh pas 6 minutash lojë.
Pas një kundërsulmi të shpejtë, Bakayoko shmang mbukur mbrojtësin e Vllaznisë dhe asiston për Regi Lushkjan, i cili e kishte shumë të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Vetëm dy minuta më pas, Vllaznia i afrohet golit të barazimit, por goditja e dënimit e ekzekutuar nga Bekim Balaj ndalet nga traversa. Në minutat në vijim, shkodranët kërkuan me ngulm golin e barazimit por pjesa e parë mbyllet në avantazh 0-1 për Egnatian.
Pjesa e dytë po ashtu ka nisur me gol për rrogozhinasit, të cilët kanë dyfishuar shifrat sërish me Regi Lushkjan. Serxho Ujka pason bukur në krah për Fangaj, i cili asiston brenda zonës për Regi Lushkja, ky i fundit dërgon me kokë topin në rrjetën e shkodranëve, për herë të dytë. SHIKOGOLIN2
