12 Maj 2025
12:02
Telesport
Te Juventus, sulmuesi Douglas Luiz vazhdon t’i bëjë njerëzit të flasin për të. Jo aq për paraqitjet e tij në fushë, i lënë shpesh në stol nga trajneri Igor Tudor, por për disa deklarata sociale që sigurisht nuk i kanë pëlqyer klubit bardhezi.
Pas fjalëve të tij në Instagram të disa ditëve më parë në lidhje me aktivizimin e tij me pikatore, në të cilat ai krijoi mjaft polemika, ish-lojtari i Aston Villa duket se ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer te skuadra angleze.
Në një postim tjetër ai shkruan se i mungon Premier League: “Më mungon Aston Villa, djema. Më mungon të luaj në Villa Park, më mungon gjithçka. Ajo është gjithmonë në zemrën time“.
Fjalë të drejtpërdrejta dhe të rënda, që tregojnë se “dashuria” mes Douglas Luis dhe Juventus thuajse ka marrë fund. Megjithatë, ai është përpjekur të sqarojë më vonë këtë koment, duke hedhur poshtë idenë e largimit.
“Unë fola për Aston Villa si një vend të lumtur për mua. Më pëlqeu të isha atje dhe të rritesha në atë klub, por kurrë nuk përmenda një rikthim. Mos më keqkuptoni. Unë e dua Juventus dhe jam i fokusuar në objektivat tona”, tha Douglas Luiz.
