Festa e Raphinhas e cila kaloi pa u kuptuar por kishte mesazh drejtuar… dikujt!

Ka qenë polemika e javëve të fundit. Të ditëve të fundit. Ai që çoi në El Clasico de Montijuic midis Barcelonës dhe Real Madridit, e fituar nga ekipi i Flick qe vendos duart te titulli i La Liga-s. Po flasim per akuzat per doping mbi ato fashime që mbajnë lojtarët blaugrana ne puls, nje temë diskutimi në Spanjë.
Ish-mjeku i Merengues, Niko Mihic, e ngriti këtë polemikë kur i tha gazetës Marca: “Ndoshta ata po luajnë shumë futboll tavoline… Nuk e di çfarë po ndodh, por ajo që dua të them është se çdo mjek e di që nëse dëshiron akses më të lehtë venoz, duhet ta gjesh atë në duar dhe kyçe.
Nuk e kuptoj pse e bëjnë dhe pse e mohojnë. Më trego çfarë po bën. Cili është sekreti? Nuk bëhet fjalë vetëm për të luajtur futboll tavoline, apo jo? Unë besoj se një lojtar nuk duhet të luajë me pajisje që shkaktojnë lëndime, përveç nëse dëshiron të bëjë diçka në lidhje me to. Unë nuk besoj në moda kalimtare.”
Gëzimi i Raphinha-sDhe kur u shënua goli për ta bërë rezultatin 3-2, sulmuesi i Barcelonas Raphinha eci drejt kamerave dhe, në shenjë festimi, tregoi kyçet e duarve. Referencë e qartë për atë që ndodhi ditët e fundit për një polemikë, sinqerisht, shumë sterile.