Momente tensioni në festimet e Hamburgut. Mbrëmjen e djeshme, skuadra gjermane mundi Ulm 6-1 në shtëpi dhe siguroi matematikisht ngjitjen në Bundesligë saktësisht shtatë vjet pasi ra nga Bundesliga pas humbjes kundër Borusia Mynshengladbah më 12 maj 2018.
Një festë e madhe në tribuna që përfundoi me një pushtim të fushës që çoi në plagosjen e 50 personave, disa prej të cilëve rëndë, megjithëse duket se jeta e tyre nuk është në rrezik.
Hamburgu arriti të festojë rikthimin e tij në Bundesligë, duke përfunduar 4 pikë përpara Elversberg dhe Paderborn, të cilët janë të barabartë në vendin e tretë në renditje. Këlni, nga ana tjetër, është një pikë prapa liderëve të ligës dhe do të duhet të presë një tjetër ndeshje dhe të fitojë të paktën një pikë për të festuar rikthimin e tij në ligën më të mirë gjermane.
Vazhdo leximin
