Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Abissnet Superiore/ Finalja e madhe për titullin kampion luhet të hënën. Vllaznia kërkon fronin, Egnatia mbrojtjen e titullit
Kampionati “Abissnet Superiore” do të ulë siparin të hënën në mbrëmje, kur në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare” do të zhvillohet finalja e madhe mes Vllaznisë dhe Egnatias, e cila do të vendosë se kush do të shpallet kampioni i ri i Shqipërisë. Do të jenë kuqeblutë ata që do të rikthehen në fronin e futbollit shqiptar, apo Egnatia do të mbrojë titullin dhe do ta mbajë trofeun në Rrogozhinë? Një pyetje që do të marrë përgjigje mbrëmjen e së hënës në “Arenën Kombëtare”. Kjo përballje vjen pas një sezoni të mbushur me rivalitet dhe surpriza, ku të dyja skuadrat kanë treguar forcë, qëndrueshmëri dhe ambicie të qarta për titullin. Në historikun e përballjeve direkte, Egnatia ka një bilanc më të mirë. Në 25 takime,...