Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Abbiati “ngel në klasë” Milanin aktual: Në kohën time ishim një grup burrash dhe kampionësh të mëdhenj
I intervistuar nga “SportWeek”, Christian Abbiati foli për Milanin e kohës së tij dhe atë aktual: “A është thjesht çështje lojtarësh? Mendoj se po, por nuk e njoh sa duhet Milanin aktual, ndaj nuk mund të gjykoj. Sidoqoftë, e njoh mirë Milanin e asaj kohe: një familje, duke filluar nga presidenti Berlusconi, pastaj Galliani e Braida, deri te ne lojtarët. Kalonim shumë kohë bashkë, duke formuar një grup burrash dhe kampionësh të mëdhenj. Ishim vërtet një bllok unik, që ecte plot besim në rrugën e vet. Ne kishim atë që quhet ‘mentalitet fitues’, hynim në fushë të sigurt se do të merrnim rezultatin pozitiv. Pastaj ndodhte që nuk ia dilnim, por bindja në nisje ishte gjithmonë ajo”. Si do të përfundojë finalja e Kupës së...