Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Man. City përgatit dy goditjet e para të verës: Ylli portugez dhe braziliani që po kalon momentin më të vështirë në karrierë
Edhe pse shpenzoi mbi 200 milionë euro në merkaton e janarit, sërish Manchester City nuk arriti të shpëtonte dot nga dështimi i madh këtë sezon. “Qytetarët” kanë siguruar finalen e FA Cup, ku do të përballen me Crystal Palace dhe janë ende në garë për një vend për në Champions League për sezonin e ri. Pep Guardiola nuk ka ndërmend ta ripërsërisë më këtë sezon, ndaj iu ka kërkuar drejtuesve të klubit të tjera përforcime në verë. Përforcimi i parë duket se do të jetë në portë. Ederson ka humbur shkëlqimin e dikurshëm, braziliani pritet të ndahet me “Qytetarët” këtë verë dhe të gjejë një destinacion të ri, që me shumë mundësi do të jetë në ligën arabe. Pep Gaurdiola ka piketuar zëvendësuesin ideal të...