Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Dugarry lartëson Interin: Në tranzicion është i frikshëm, di të mbrohet mjaft mirë. PSG nuk është favorit
Pesë vite më vonë, PSG mund të provojë sërish të realizojë ëndrrën për ta ngritur për herë të parë trofeun e Champions League në histori. Pasi eliminoi Arsenalin dhe siguroi finalen kundër Interit, ish-sulmuesi i kombëtares franceze (55 paraqitje, 8 gola), si dhe ish-lojtar i Barcelonës e Milanit, Christophe Dugarry, shprehet shumë i kujdesshëm sa i përket përballjes me ekipin italian të Simone Inzaghit. Dugarry foli gjatë emisionit ‘Rothen s’enflamme’ në RMC: “Për mua, PSG nuk është favorit. Të mendosh qoftë edhe për një sekondë se je favorit kundër një skuadre italiane, do të thotë se nuk kupton fare nga futbolli. Interi di të bëjë gjithçka që di të bëjë PSG. Zikaltrit dinë të luajnë me zotërim të topit në mënyrën e tyre, në tranzicion...