EUROPA LEAGUE | Manchester dhe Tottenham nuk falin as ndeshjet e dyta, shikoni 7 golat e dy gjysmëfinaleve sonte (VIDEO)

Pas një sezoni deri tani super zhgënjyes dhe me renditje gati mbijetse, dy skuadrat angleze, Manchester United dhe Tottenham, arrijnë finalen e Europa League, pasi kanë fituar edhe ndeshjet e dyta gjysmëfinale. Djajtë e Kuq që kishin fituar ndeshjen e parë 3-0, fituan edhe në të dytën me rezultat 4-1, për të kaluar tutje dhe duke eliminuar ekipin tek stadiumi i te cilit zhvillohet finalja, Athletic Club, “San Mames”, Bilbao.
GOLI I JAUREGIZAR – VIDEO
GOLI I MOUNT 1-1 (VIDEO)
Baskët e mbyllën pjesën e parë në epërsi me golin e Mikel Jauregizar, por Man Utd u kthye në pjesën e dytë dhe shënoi plotë katër herë. Mason Mount shënoi dy herë, ndërsa nga një gol shtuan Casemiro dhe Rasmus Hojlund.
GOLI I CASEMIROS 2-1 (VIDEO)
GOLI I HOJLUND 3-1 (VIDEO)
GOLI I MOUNT 4-1 (VIDEO)
Në anën tjetër, Tottenhami mposhti Bodo/Glimtin me rezultat 2-0 si mysafir në ndeshjen e dytë, dhe me rezultat të përgjithshëm prej 5-1, Spurs shkuan në finale. Dominic Solanke dhe Pedro Porro i shënuan golat në fitoren e Tottenham.
GOLI I PORRO 0-1 (VIDEO)
GOLI I SOLANKE 0-2 (VIDEO)
Ashtu si pritej, Tottenham-Manchester United, derbi i madh anglez do të jetë finalja e kompeticionit Europa League. Tashmë, zyrtare që Anglia çon 6 ekipe sezonin e ardhshëm të Champions League pasi 5 shkojnë nga renditja.  Më 21 maj, ora 21:00, në “San Mames”, Bilbao, Spanjë, Ange Postecoglou dhe Amorim do të pëpiqen t’i japin një kuptim sezonit të tyre zhgënjyes.