Në finalen e Mynihut me 31 maj për trofeun e Ligës së Kampionëve 2024/2025, ndeshen Inter- PSG
Champions League, gjysmëfinale:
PSG- Arsenal 2-1 (1-0) ( F. Ruiz 27′, Hakimi 72’/ Saka 76′)
PSG mposht edhe në duelin e dytë Arsenalin dhe siguron finalen e dytë në hitori të Champions League. Këtë mbrëmje takimi nisi me presionin e topçinjëve të cilët në harkun e 6 minutave krijuan dy raste të pastërta goli. Më tej është Fabian Ruiz, kamponi i Europës me Spanjën ai që shënon golin e parë për PSG.
Në pjesën e dytë ndërsa shifrat e përgjithshëm ishin 2-0 vjen dhe goli i dytë i vendasëve me Hakimin. Në fakt PSG humbi një penallti me Vitinja pak minuta përpara se marokeni të dyfishonte. Në anën tjetër Saka shënon në të 76′ duke hapur një spirale shprese mirpo vetë anglezi humbet në të 80′ një rast fatal. Me portën bosh e dërgon topin jashtë kuadratit.
Këtu marrin fund shpresat e Arsenalit me fundin e takimin që zyrtarizon finalistin e dytë të këtij sezoni, PSG./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
