Al Nassr i bën “gropën vetes” në pjesën e dytë, Al Ittihad më afër titullit (video)

7 Maj 2025

22:01

Telesport

Supersfida e ligës arabe mes Al Nassr dhe Al Ittihad ka dhuruar spektakël të vërtetë ashtu siç edhe pritej. Vendasit e nisin në mënyre perfekte ndeshjen duke gjetur golin që në minutën e dytë, ku Sadio Mane përfiton nga gabimi i mbrojtësit mik dhe dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 37-të, Al Nassr gjen edhe golin e dytë, Sadio Mane bën gjithçka bukur dhe asiston për Yahya, i cili dyfishon shifrat. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për të zotët e shtëpisë.
Pjesa e dytë nis shkëlqyeshëm për Benzema me shokë, të cilët barazojnë shifrat duke shënuar 2 gola në 3 minuta. Fillimisht Karim Benzema shënon me kokë në minutën 49-të, pas krosimit të Al Oboud. Në minutën e 52-të ishte radha e francezit tjetër N’Golo Kante, i cili barazoi shifrat pas një kundërsulmi të shpejtë. Përmbysja e madhe e miqve do të vinte në minutën e 94-të me golin e Aouar. Rezulati përfundimtar, Al Nassr-Al Ittihad 2-3.
Pas humbjes së sotme, Al Nassr i ka dhënë fund shpresave për titullin kampion pasi është 11 pikë larg vendit të parë që mbahet pikërisht nga Al Ittihad. Kur duhen edhe 4 javë nga fundi, Al Nassr renditet në vendin e katërt duke rrezikuar pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ri, pasi kualifikohen vetëm 3 vendet e para të kampionatit. Duhet përmendur që Cristiano Ronaldo bëri një ndeshje shumë të dobët sot.
SHIKOGOLAT