Iñigo Martínez shfryn ndaj Acerbit: “Më festoi në fytyrë”. Më pas shpjegon çështjen e pështymës

7 Maj 2025

8:03

Alfred Lleshi

“Acerbi më festoi në fytyrë. Ishte një reagim i panevojshëm nga ana ime, por nuk e kam pështyrë. Pështyma ra pranë tij. Përndryshe, do të isha përjashtuar menjëherë me karton të kuq. Pa dyshim”.
Është një pranim i pjesshëm i fajit ky i Iñigo Martínez, mbrojtësit të Barcelonës, në përfundim të ndeshjes së humbur 4-3 ndaj Interit.
Nga zona e përzier në “San Siro”, ai komentoi episodin që e kishte vënë në qendër të vëmendjes përballë qendërmbrojtësit zikaltër: pështyma ka ndodhur, por pa e cekur fare Acerbin.