Hansi Flick prezantoi sfidën kundër Interit, teksa në lojë është finalja e Mynihut: “Mua më pëlqen ta shoh skuadrën time të argëtohet, uroj ta shijojë këtë ndeshje. Është një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve dhe duhet ta shijojmë. Nuk është çështje presioni, thjesht duhet të argëtohesh dhe të përfitosh nga çdo moment. Shpresoj të mund të luajmë si një skuadër e bashkuar”.
Mbi ndryshimet e mundshme në krahasim me ndeshjen e parë: “Duhet të përshtatemi me lojtarët që do të kemi përballemi, ka gjëra që duhet t’i bëjmë më mirë”.
Ndryshe nga ndeshja e parë, kthehet Lewandowski: “Mendoj se është më mirë që ta nisë nga stoli, por ai është gati, e ka treguar këtë edhe në stërvitje këto ditë. Mendoj se pas kësaj mungese për shkak të një dëmtimi, nuk është zgjidhja më e mirë ta nisë si titullar ndaj Interit. Ndoshta do të luajë që nga fillimi në ndeshjen tjetër kundër Real Madridit”.
Mbi Yamal: “Gjithmonë flitet për Lamine, është një lojtar fantastik, një gjeni. Ajo që bën me topin është me të vërtetë e pabesueshme. Edhe në një ndeshje të rëndësishme si ajo e javës së kaluar, na ktheu në lojë me mënyrën e tij. Sidoqoftë kemi edhe lojtarë të tjerë të jashtëzakonshëm, si Pedri dhe Raphinha”.
Dani Olmo tha që lojtarët e rinj e jetojnë këtë fund sezoni si një festë. Si e menaxhoni grupin?Çfarë duhet të bëj sipas jush? Të ushtroj presion ndaj tyre? Për mua, kur e nisëm sezonin, askush nuk e kishte idenë se çfarë mund të arrinim. Tani kemi fituar dy tituj dhe po hyjmë në javët më të rëndësishme. Në këtë nivel, presioni është normal. Dua që skuadra ime të vlerësojë gjithçka dhe të punojë si grup. Dua që të bëjnë krenar klubin dhe tifozët, mendoj se këtë ka dashur të thotë edhe Dani”.
Në ndeshjen e parë keni vuajtur presionin e Dumfries dhe goditjet standarte. A do të ndryshoni diçka në mbrojtje?Unë dhe stafi im kemi analizuar gjithçka. Nga jashtë duket se kemi luajtur mirë, por e dimë që na mungojnë disa lojtarë kyç. Mbi goditjet standarte jam dakord, duhet të mbrohemi më mirë.
Lewandowski titullar apo në stol?Folëm dje, gjithçka po shkon mirë dhe ai është më mirë sesa prisnim. Është gati për të qenë në stol, nëse do të kemi nevojë për të, do të hyjë në lojë.
Si e shihni Yamal pas asaj paraqitjeje në ndeshjen e parë?Shpresoj që tashmë më njihni, jam këtu prej 8-9 muajsh. Kemi lojtarë të jashtëzakonshëm dhe Lamine është ndër ta, është një gjeni. Ajo që bën me topin është e pabesueshme, çdo pasim i tij është i saktë. Për mua, ndeshja e parë ishte fantastike dhe e dimë që ai mund t’i bëjë ato gjëra.
A ka skuadra juaj përvojën e duhur për këto ndeshje?Kemi fituar dy tituj tashmë. Çdo lojtar përmirësohet në çdo ndeshje që luan. Jemi në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe duhet ta shijojmë, të argëtohemi duke luajtur së bashku. Mendoj se futbollistët po e bëjnë këtë, po e shijojnë dhe nuk dorëzohen kurrë.
Inzaghi foli me superlativa për Yamal. A ka ndonjë lojtar të Interit që ju ka lënë përshtypje?Unë mendoj gjithmonë për ekipin. Interi ka një grup të shkëlqyer, por edhe disa lojtarë shumë të fortë. Për mua gjithçka varet nga grupi.
Të luash me katër mbrojtës qendrorë për shkak të dëmtimeve, si ndikon kjo?Nuk mund t’i ndryshojmë dëmtimet. Nuk jam i lumtur për to, por nuk mund të bëjmë asgjë. Kemi lojtarë që mund t’i zëvendësojnë ata që mungojnë. Balde dhe Koundé janë shumë të rëndësishëm për ne, por kemi alternativa.
Çfarë ndryshimesh prisni krahasuar me ndeshjen në Montjuic?Mendoj se do të përshtaten ata, edhe ne gjithashtu. Do të përpiqemi të përmirësohemi, por në fund gjithçka do të varet nga menaxhimi i topit dhe faza mbrojtëse.
A do të jenë më vendimtare talenti i lojtarëve apo vendimet e trajnerëve?Futbolli është kompleks, ka shumë aspekte për të menduar. Edhe zëvendësimet janë të rëndësishme. Gjithçka varet nga performanca në fushë, ky është futbolli.
A mund t’i shmangni kaq shumë goditje nga këndi?Do të ishte një ide e mirë (qesh). Nuk mund t’i shmangim plotësisht, sigurisht, por lojtarët e dinë çfarë duhet të bëjnë dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë.
Flick “ul në stol” Lewandowskin: Le të argëtohemi ndaj Interit, Yamal është një gjeni
