Smajlaj kreu i ri i Atletikës

Paraditen e sotme është mbajtur Asambleja e Zakonshme e Atletikës. President u zgjodh atleti Izmir Smajlaj i cili ishte edhe kandidat i vetëm në këtë garë.

Ndërkaq më parë garonte edhe presidenti i fundit i Atletikës Taulant Stërmasi, i cili në këtë raund zgjedhjesh u tërhoq. Me pjesëmarrjen e KOKSH, ish-kampioni i Europës në atletikë mori detyrën e re për një mandat 4 vjeçar.

Në fakt, Asambleja do të mbahej disa javë më parë, por gjithçka u shty për shkak se do të verifikoheshin pjesëmarrësit me të drejtë vote. Sot e gjitha kaloi paq me shkodranin që vendoset në krye të Federatës së Atletikës./Sportiim.al/

Vazhdo leximin