Aryna Sabalenka dhe Casper Ruud triumfojnë në turneun Masters të Madridit

5 Maj 2025

9:11

Telesport

Ka përfunduar në Madrid turneu Masters 1000, me triumfin e bjelloruses Aryna Sabalenka për femra dhe norvegjezit Casper Ruud për meshkuj.
FEMRA – Për Sabalenka kjo është hera e tretë që fiton turneun madrilen. Në finalen e luajtur në fushat me dhè ajo mundi 2-0 (6-3, 7-6) rivalen amerikane Coco Gauff, në një ndeshje me rivalitet vetëm në setin e dytë.
Për bjellorusen ky është suksesi i tretë sezonal, i 21-ti në karrierë, një triumf që e mban në krye të renditjes, madje duk u shkëputur ndjeshëm nga rivalet e saj.
MESHKUJ – Norvegjezi Casper Ruud fitoi në Madrid turneun e parë Masters në karrierën e tij, i 13-ti në karrierë. Një rikthim te suksesi që mungonte prej gati një viti.
Në finale ai mundi 2-1 (7-5, 3-6, 6-4) anglezin Jack Draper, një ndeshje që zgjati dy orë e 30 minuta. Një ndeshje e dueluar dhe me emocione, me Ruud që arriti të triumfojë me meritë në fund.