Udhëtimi nuk duhet të jetë gjithmonë një luks i paarritshëm. Nëse zgjidhni me kujdes destinacionin, ai mund të kthehet në një përvojë të mrekullueshme dhe të përballueshme njëkohësisht. Kështu shkruan gazetarja britanike Selene Nelson në një artikull të publikuar në të përditshmen “Rest Less”, ku listohen 14 vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë. Ndër to, një vend të veçantë zë edhe Shqipëria – një perlë mesdhetare që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve për natyrën, mikpritjen dhe çmimet konkurruese.ShqipëriaE izoluar nga pjesa tjetër e kontinentit për pjesën më të madhe të shekullit XX, Shqipëria ka qenë prej kohësh një nga sekretet më të ruajtura të Evropës.Por sot, dyert e Shqipërisë janë të hapura dhe nuk do të kalojë shumë kohë përpara se vendi të mbipopullohet nga turistët.Bregdeti i saj i quajtur Riviera Shqiptare – është i mbushur me plazhe mahnitëse dhe ujëra të kristalta blu.Vendpushimet më të njohura të plazhit janë, Dhërmiu dhe Ksamili, të cilat nuk janë prekur ende nga turizmi masiv. Si rezultat, akomodimi, ushqimi dhe udhëtimi mbeten mjaft të lira.Në brendësi të vendit, do të gjeni male të larta, qytete fortesash, kështjella të rrënuara dhe rrënoja të panumërta të lashta greke dhe romake.Pavarësisht nëse jeni – i apasionuar pas i historisë, një aventurier apo një adhurues i plazhit – ka diçka për të gjithë.Kryeqyteti i gjallë, Tirana, është një bazë e shkëlqyer për të eksploruar pjesën tjetër të Shqipërisë dhe është një nga vendet më të përballueshme në Evropë për të ngrënë jashtë.Revista britanike “Rest Less” rekomandon 14 vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë;Shqipëria, Mali i Zi, Portugalia, Malta, Republika Çeke, Greqia, Sllovakia, Bullgaria, Polonia, Rumania, Hungaria, Bosnjë-Hercegovina, Sllovenia, Estonia.https://restless.co.uk/travel/the-cheapest-countries-to-visit-in-europe/
“Rest Less”/ Shqipëria një nga 14 vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë
