Nuk ishte vendimi i Inzaghit! Asllani tregon si përfundoi penalltia në këmbët e tij, ia la si dhuratë…Arnautovic 

Nuk ishte vendimi i Inzaghit! Asllani tregon si përfundoi penalltia në këmbët e tij, ia la si dhuratë…Arnautovic 

Kristjan Asllani është rikthyer pas shumë kritikave për t’u shpallur dje lojtari i ndeshjes kundër Veronës. Interi arriti të fitonte 1-0 falë golit të Asllanit nga 11-metrat. Një paraqitje e mirë e mesfushorit shqiptar që tregoi se mund të jap përgjigje pozitive nëse besojnë te ai.  Por shumëkush u habit kur pa se Asllani ishte nga 11-metrat. Ndryshe nga goditjet e këndit të ekzekutuara shumë herë prej tij kur është në fushë, këtë herë nuk ishte vendimi i Inzaghit që penalltia të goditej prej shqiptarit.  “Në stërvitje kemi qenë 3 lojtarë që kemi provuar penalltitë. Unë, Arnautovic dhe Zielienski. Më pas kur na u dha penalltia, më duhet të falenderoj vecanërisht Arnautovic që më lejoi për ta gjuajtur unë. Ishte një vendim i marrë aty...