Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gjysmëfinalja kundër Dinamos/ Parashikohen 6000 tifozë shkodranë në mbështetje të Vllaznisë në “Arena Kombëtare”
Tifozët e Vllaznisë pritet të jenë një “armë” plus për skuadrën në ndeshjen gjysmëfinale kundër Dinamos. Sipas asaj që është bërë e ditur prej disa ditësh në media, klubi shkodran ka vënë nën dispozicion 10 autobusë për mbështetësit e kuqebluve, në mënyrë që të jenë sa më afër ekipit në pikën kulminante të sezonit. Megjithatë, interesimi i tifozëve shkodranë duket se është edhe më i madh seç ishte parashikuar. Në “Arena Kombëtare” ditën e diel pritet një numër prej 6000 deri në 7000 tifozësh që do të jenë në mbështetje të Vllaznisë. Tifozë që nuk do të vijnë vetëm nga Shkodra, por edhe nga diaspora sipas asaj çfarë mëson gazeta. Shkodranë që jetojnë jashtë vendit dhe konkretisht në vende si: Anglia, Gjermania, Itali dhe Franca,...