Tudor: Ndaj Bologna për të fituar, nuk më mjafton barazimi. Vlahovic nuk luan dot

Igor Tudor po përgatitet për përballjen ndaj Bologna, ndeshje vendimtare për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Trajneri bardhezi, që aktualisht mban vendin e katërt me vetëm një pikë më shumë se Bologna, do të duhet të përballet me një emergjencë të vërtetë në mbrojtje, pas dëmtimit të Kelly.
Për të ruajtur skemën me 3 mbrojtës, një mbrojtës krahu do të duhet të adaptohet si qendror (favoriti është Savona). Vlahovic nuk do të jetë as në stol, siç konfirmoi trajneri kroat. Do të mungojnë gjithashtu Koopmeiners (i dëmtuar) dhe Yildiz (i pezulluar).
Si është gjendja e skuadrës tuaj? Mungesat i dini. Kenan është jashtë, të dëmtuarit janë Milik, Bremer, Cabal, Kelly, Gatti dhe Koopmeiners. Në stërvitjen e fundit provoi edhe Dusan, por nuk është 100% dhe nuk do të jetë gati. Të tjerët janë në dispozicion, të motivuar dhe të gatshëm për të bërë një ndeshje të madhe. Është një përballje e rëndësishme, të gjithë e dimë këtë.
Sa rëndësi kanë përballjet direkte për zonën Champions?Janë situata që i përkasin të kaluarës dhe nuk mund t’i komentoj. Që kur kam ardhur kemi bërë një ndeshje të mirë kundër Romës, por në këtë fazë të sezonit të gjitha ndeshjet janë vendimtare. Kanë mbetur edhe pak ndeshje, të cilat duhet t’i luajmë mirë të gjitha.
Me kaq shumë dëmtime nevojitet përbashkimi i grupit për sukses…Shpresoj që po. Iu drejtova skuadrës me një mesazh të qartë: lojtarët duhet ta marrin vetë përsipër fatin e tyre, sepse askush nuk do t’u dhurojë gjë. Kur përgatitesh mirë, i merr gjithmonë rezultatet e duhura.
Si e vlerësoni Bologna si kundërshtar?Nëse përqendrohesh te detyrat e tua, gjithçka bëhet më e lehtë. Bologna ka vite si project në evoluim, është skuadër e vështirë, plot me intensitet, përballje dhe grintë. Nëse nuk i përgjigjesh me të njëjtin ritëm, nuk të del në pah cilësia.
A ju kënaq edhe barazimi si rezultat?Nuk mund të luaj për barazim, nuk e kam bërë kurrë në jetën time. E kemi përgatitur ndeshjen për ta fituar. Rezultati i kësaj ndeshjeje do të vendosë shumë. Jo gjithçka, por shumë.
A shtohen emocionet në fund të sezonit?Nuk shoh dot orën kur fillon ndeshja. Dua të luaj çdo ditë, sepse aty luftohet, jetohet, provohet dhe vuhet. Ndeshja duhet të jetë tërheqëse, mezi pres të nisë.