Orlando Koja largohet nga drejtimi i Skënderbeut pas një cikli të suksesshëm

Pas tre sezonesh të mbushura me trofe dhe sfida, trajneri i ekipit të volejbollit të femrave të Skënderbeut, Orlando Koja, ka zyrtarizuar largimin e tij nga drejtimi i skuadrës. Vendimi vjen menjëherë pas humbjes në finalen e kampionatit kombëtar, duke përmbyllur një sezon të vështirë, i cili nuk solli trofe të rinj në arkivat e klubit korçar.
Nën drejtimin e trajnerit Koja, skuadra e Skënderbeut përjetoi një cikël të artë, duke shënuar progres të ndjeshëm në aspektin sportiv dhe organizativ. Gjatë këtyre tre viteve, ekipi arriti të fitojë:Lexo edhe :Related Posts

Kampionat Kombëtar
Kupa të Shqipërisë
Trofe “Liga Gjergj Kastrioti”
Kupë Pavarësie
Kupa Federata

Ky bilanc e rendit Skënderbeun si një ndër skuadrat më të suksesshme të volejbollit shqiptar në periudhën e fundit, duke fituar respektin e publikut dhe të rivalëve.

Në deklaratën e tij për mediat, Koja u shpreh: E përfundoj këtë eksperiencë me krenari dhe mirënjohje. Kanë qenë tre vite intensive, të përjetuara me pasion dhe profesionalizëm. Falënderoj lojtaret, stafin, drejtuesit e Bashkisë Korçë, gjithë punonjësit e Pallatit të Sportit dhe mbi të gjitha tifozët e mrekullueshëm korçarë për mbështetjen e madhe dhe besimin e vazhdueshëm.
Trajneri largohet me bindjen se ka lënë pas një trashëgimi të fortë sportive, duke lënë të hapur derën për sfida të reja në karrierën e tij profesionale./vizionplus.tv