Zyrtare! McKennie rinovon me Juventusin deri më 2028, rritje rroge për amerikanin

Zyrtare! McKennie rinovon me Juventusin deri më 2028, rritje rroge për amerikanin

3 Maj 2025 9:05 Alfred Lleshi Weston McKennie do ta vazhdojë aventurën e tij me Juventusin. Mesfushori amerikan, i cili është shndërruar në një element kyç për “Zonjën e Vjetër” gjatë 12 muajve të fundit, ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës deri në vitin 2028, me një përmirësim të ndjeshëm të pagës, nga 2.5 milionë në 3 milionë euro në sezon. Lajmi është bërë i ditur nga “Tuttosport”, që thekson se vendimi për ta “blinduar” McKennie vjen si rezultat i kontributit të vazhdueshëm dhe rendimentit të lartë të tij, pavarësisht ndryshimeve në pankinë. Në fakt, të tre trajnerët që janë ulur në stolin bardhezi gjatë vitit të fundit kanë zgjedhur ta përdorin në mënyrë të vazhdueshme, shpesh edhe jashtë rolit të tij natyral, duke...