27 Prill 2025
17:57
Telesport
Shkëndija-Shkupi ishte kryendeshja e javës së 29-të në Maqedoninë e Veriut. Derbi i shqiptarëve solli 6 gola dhe në fund nga një pikë për secilën skuadër.
Në mënyrë të habitshme, për 2 minuta u shënuan dy autogola në secilën portë. Shkupi shënoi edhe dy herë të tjera Brenda pjesës së parë, me Imeri në minutën e 17-të dhe Ibishi në minutën e 37-të. Pjesa e parë mbyllet 1-3 për Shkupin.
Në pjesën e dytë, Shkëndija do të barazonte shifrat. Fillimisht falë një autogoli të Diene në minutën e 51-të dhe golit të Adenis Shalës në minutën e 85-të.
Pas këtij barazimi, Shkëndija mbetet në vendin e parë me 63 pikë, 4 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Sileks. Kur duhen edhe 4 javë nga fundi i kampionatit, renditja e ekipeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut është e tillë: Shkëndija në vend të parë, Gostivari dhe Struga mbajnë vendet 4 dhe 5, Shkupi në vend të shtatë dhe Besa 1976 dhe Voska Sport mbyllin abelën. Voska Sport është tërhequr nga gara për shkak të problemeve dhe pakënaqësive që ka me Federatën vendase.
