De Bruyne vulos fitoren e mundimshme të Manchester City-t, afron pjesëmarrja në Champions (VIDEO)

2 Maj 2025

23:16

Telesport

Manchester City ka triumfuar 1-0 në shtëpi përballë Wolvesit në kuadër të javës së 35-të në Premier. Citizens e nisën shumë mirë ndeshjen, duke sulmuar portën kundërshtare, por rastet nuk munguan as për Ujqërit.
Në minutën e 35-të, Kevin de Bruyne vulosi takimin me golin e shënuar për 1-0, nga një asistim i Jeremy Doku. Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, ndërsa në 45 minutat e dytë nuk munguan rastet – por nuk kishte gola.
GOLI I DE BRUYNE – VIDEO
Matheus Cunha rrezikoi portën e vendasve në minutën e 57-të, mirëpo nuk ishte e rrezikshme për gardianin e Cityt. Dy minuta më vonë, Marshalkl Muntesi kërkoi penallti për rrëzim në zonë, mirëpo gjyqtari sinjalizoi se loja duhet të vazhdojë.
City ia doli të ruante epërsinë deri në fund, për të fituar tri pikë të mëdha në garën për top katërshe. Manchester City ruan vendin e tretë me 64 pikë, ndërsa në javen e 36-të do të takohen me Southamptonin.