Flick tregohet i prerë: Nuk e dua transferimin e këtij lojtari te Barcelona, nuk është për ne

2 Maj 2025

17:41

Telesport

Mediat spanjolle raportojnë se Hansi Flick iu ka kërkuar drejtuesve të Barcelonës të mos e marrin fare parasysh mundësinë e rikthimit të Neymar te katalanasit, në fund të këtij sezoni. Trajneri gjerman e vlerëson shumë yllin brazilian, por është i bindur që në këtë moment ai nuk është i përshtatshëm për skuadrën e tij.
Neymar është i huazuar te Santos deri në fund të sezonit dhe nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u rikthyer në Europë dhe sigurisht që dëshira e madhe është të riveshë fanellën e Barcelonës. Por, mesa duket kjo do mbetet vetëm një ëndërr e Neymar, pasi Flick i ka mbyllur derën dhe iu ka kërkuar drejtuesve të fokusohen në emra të tjerë që mund t’i shërbëjnë më mirë dhe më shumë ekipit.
Gjithsesi, për Neymar ka sërish interes të lartë nga disa klube të mëdha në Europë, ndaj nuk do të ishte aspak befasi nëse në verë ai rikthehet sërish në Europë, edhe pse jo te Barcelona.