Tirana mungesa dhe rikthime, Play Off-i me Pogradecin vendimtar

Te Tirana janë gati për duelin e ditës së diel në ‘Elbasan Arena”, aty ku bardheblutë kanë vetëm një ‘rrugë’. Të kalojnë Pogradecin dhe të ruajnë biletën e fundit të Superiores. Do të luhet në orën 18:00 me rregullin që në rast barazimi shkohet në shtesë apo penallti.

Në fakt Tirana ka arsenalin e duhur për të bërë mirë. Mungesat e së shkuarës si Abah, Abah, Meta, Prengaj dhe së fundi Ernest pritet të mos ndikojnë në zgjedhjet e Bledi Shkëmbit pasi ka disa rikthime.

Ismajli luajti pak minuta me Dinamon dhe mund jetë plotësisht gati Sikundër dhe qëndërmbrojtësi Mahamadu Dembele me shtatlartin që pritet të jetë i gatshëm për takimin ndaj Pogradecit. Edhe Smaçi duket i rekuperuar teksa në dyshim mbetet sulmuesi anëor Akileu Ndreca.

Ndërkohë së fundi duket se sulmuesi Bajroviç do të mbyllë para kohe aventurën me Tiranën. madje edhe portieri Leon Kozi duke mos gjetur hapësirë në portë pritet të lëvizë. Megjithatë bardheblutë fillmisht duan të kalojnë provën e së dielës e më pas të vendosin piketat e së ardhmes.

Vazhdo leximin