Skënderbeu konfirmon Ernest Gjokën në pankinë, pavarësisht rënies nga Superiorja

Pavarësisht rënies nga Kategoria Superiore, Skënderbeu ka vendosur të mos ndryshojë trajnerin, duke i besuar sërish Ernest Gjokës drejtimin e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.
Vendimi tashmë është marrë dhe pritet vetëm zyrtarizimi, ndërsa drejtuesit kanë nisur që tani të mendojnë për lëvizjet për rikonstruktimin e ekipit, duke nisur pikërisht nga stafi teknik.
Pas konfirmimit të Gjokës, pritet që edhe disa lojtarë aktualë të mbeten pjesë e skuadrës, ndonëse emrat nuk janë bërë ende publikë. Klubi korçar duket se po synon kontinuitet dhe rikthim të shpejtë në elitë, me një bazë ekzistuese dhe me përvojën e trajnerit Gjoka.