Fitimi i trofeut të Kupës së Shqipërisë nga Dinamo sot ndaj Egnatias (2-2, 4-5 me penallti), ishte sukses i madh për klubin blu i cili nuk e fitonte Kupën që prej sezonit 2002-2003. Sot trofeun e dorëzoi vetë presidenti i FSHF@së Armand Duka i cili fill pas sukesit të Dinamos ka lëshuar një Urim për skuadrën fituese. Duka në Facebook shkruan:
“Urime Dinamo City për fitimin e Kupës së Shqipërisë! Një ndeshje me emocione, e luftuar, por që në fund do të nxirrte vetëm një fitues. Ky trofe është shpërblim për punën e bërë nga lojtarët, stafi dhe drejtuesit gjatë gjithë sezonit futbollistik. Sezoni nuk ka mbaruar ende, pasi në ditët në vazhdim luhen edhe ndeshjet e Final 4 për titullin kampion dhe uroj që të gjitha skuadrat të japin maksimumin dhe t’u japin emocione tifozëve të tyre në “Arenën Kombëtare”./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
