Tensionet në veri të Kosovës dhe ecuria e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ishin në qendër të takimit të zhvilluar të martën në kryeqytetin serb mes ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Djuric, dhe ministres për Europën dhe Punët e Jashtme të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger.Në një deklaratë për mediat pas takimit, Djuric nënvizoi se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut, por theksoi se zgjidhja e qëndrueshme kalon përmes mbrojtjes së të drejtave të komunitetit serb në Kosovë, veçanërisht në zonat veriore.“Ne besojmë se është e rëndësishme që të drejtat e popullit serb në Kosovë të mbrohen, që marrëveshjet e arritura 10 ose 12 vjet më parë të zbatohen dhe që misioni i zotit Sorensen, i cili ka për detyrë të kontribuojë në normalizimin e situatës, të mbështetet,” tha Djuric, duke iu referuar përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi.Sipas ministrit serb, Beogradi i ka përcjellë homologes austriake shqetësimet për veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Prishtinës, të cilat, sipas tij, kanë çuar në përshkallëzimin e tensioneve në veri.Vizita e ministres Meinl-Reisinger vjen në një kohë kur bashkësia ndërkombëtare po shton përpjekjet për rivendosjen e dialogut dhe qetësimin e situatës në terren, pas muajsh tensionesh të përsëritura ndërmjet autoriteteve në Prishtinë dhe komunitetit serb në Kosovë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Tensionet në veri të Kosovës dhe ecuria e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ishin në qendër të takimit të zhvilluar të martën në kryeqytetin serb mes ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Djuric, dhe ministres për Europën dhe Punët e Jashtme të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger.Në një deklaratë për mediat pas takimit, Djuric nënvizoi se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut, por theksoi se zgjidhja e qëndrueshme kalon përmes mbrojtjes së të drejtave të komunitetit serb në Kosovë, veçanërisht në zonat veriore.“Ne besojmë se është e rëndësishme që të drejtat e popullit serb në Kosovë të mbrohen, që marrëveshjet e arritura 10 ose 12 vjet më parë të zbatohen dhe që misioni i zotit Sorensen, i cili ka për detyrë të kontribuojë në normalizimin e situatës, të mbështetet,” tha Djuric, duke iu referuar përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi.Sipas ministrit serb, Beogradi i ka përcjellë homologes austriake shqetësimet për veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Prishtinës, të cilat, sipas tij, kanë çuar në përshkallëzimin e tensioneve në veri.Vizita e ministres Meinl-Reisinger vjen në një kohë kur bashkësia ndërkombëtare po shton përpjekjet për rivendosjen e dialogut dhe qetësimin e situatës në terren, pas muajsh tensionesh të përsëritura ndërmjet autoriteteve në Prishtinë dhe komunitetit serb në Kosovë.
Djuric ne Vjenë kërkon mbrojtje për serbët në veri Kosovsë
